Shpejtësi, parakalime dhe të dehur në timon, arrestohen 4 shoferë të pabindur në Elbasan! Pezullohen 26 patenta dhe vendosen 693 gjoba gjatë një jave

12 Janar 2022, 14:17| Përditesimi: 12 Janar 2022, 14:24

  • Share

Në kuadër të parandalimit të aksidenteve rrugore, policia e Elbasanit ka intensifikuar kontrollet duke arrestuar dhe gjobitur shoferët e rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm.

Gjatë javës që lamë pas, janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, janë pezulluar 26 leje drejtimi, nga të cilat: 12 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 14 për drejtim mjeti me shpejtësi mbi normën e lejuar.

Janë vendosur 693 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

  • -12 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike; 
  • -19 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
  • -12 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
  • -285 masa për parakalime të gabuara;
  • -14 masa për shpejtësi mbi normën e lejuar;
  • -135 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
  • -2 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;
  • -214 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?