Kronikë

Shpejtësi ‘skëterrë’, manovra të rrezikshme dhe drejtim automjeti ‘tap’, policia arreston 13 persona dhe pezullon 111 patenta

22 Gusht 2021, 17:23| Përditesimi: 22 Gusht 2021, 17:29

  • Share

Teksa pushimet ende nuk kanë mbaruar dhe jemi përgjatë ditëve të kremtimit të Pelegrinazhit, policia ka qenë në detyrë në akset kryesore rrugore duke pezulluar patenta për shkelësit,  duke vendosur gjoba për të “pabindurit” dhe duke arrestuar shoferët me rrezikshmëri të lartë. 

Për të përballuar fluksin e madh të lëvizjes në të gjitha akset rrugore, zonat bregdetare dhe ato turistike, në drejtim të Korçës dhe malit të Tomorrit në Berat e në kthim Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash shtesë, duke rritur akoma më shumë prezencën e shërbimeve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Vetëm 24 orët e fundit janë pezulluar 44 leje drejtimi për shpejtësi nga 128 km/h në rrugën Interurbane Tiranë -Tuneli i Krrabës e deri në 202 km/h në Bypass-in e Fierit.

E.L,  nga Tirana teksa po udhëtonte me automjetin e tij nga Fieri në Vlorë me shpejtësi 202 km/h dhe pasi i bënë shenjë për të ndaluar në Bypass-in e Fierit, drejtuesi jo vetëm që nuk ndaloi po rriti shpejtësinë, duke mos iu bidnur udhërit të policisë.

Në hyrje të Vlorës ai është ndaluar nga shërbimet e Policisë të DVP Vlorë dhe është ndëshkuar me masë administrative 24.000 lekë dhe me pezullim të lejes së drejtimit për 12 muaj si dhe zbritje 8 pikë nga leja e drejtimit.

Gjithashtu janë pezulluar dhe 33 leje drejtimi  për drejtim mjeti nën efektin e  alkoolit apo në gjendje te dehur.

Policia ka arrestuar 13 shoferë nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

30-vjeçari H.B, nga Saranda , duke zbritur nga Mali i Tomorrit me automjetin tip “Nissan” dhe me katër pasagjerë, rreth orës 15:00 të ditës së sotme është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore Berat duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë dhe gjatë kryerjes së alkooltestit rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën testi i parë 0.85mg/l dhe testi i dytë 0.91 mg/l, i cili u arrestua.

Po gjatë 24 orëve të fundit  janë ndëshkuar me gjobë 1553 drejtues mjetesh për shkelje që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?