Kronikë

Shpejtësi ‘skëterrë’ dhe ‘tapë’ në timon, arrestohen 28 shoferë, policia rrugore ndëshkon me gjobë 6455 të tjerë dhe pezullon 206 patenta

26 Nëntor 2021, 14:05| Përditesimi: 26 Nëntor 2021, 16:08

  • Share

Në kuadër të garantimit te rendit të sigurisë publike dhe parandalimit të aksidenteve, policia rrugore gjatë kësaj jave ka arrestuar 28 shoferë automjetesh, 20 prej të cilëve u kapën ‘tap” në timonë, ndërsa të tjerët pa patentë.

Për shkak të shkeljeve, makina inteligjente ka evidentuar 2334 drejtues mjetesh, të cilëve do t’i shkoi gjoba në shtëpi.  Gjithashtu, në të gjithë vendin, gjatë kontrolleve permanente janë evidentuar dhe ndëshkuar 4121 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.  

Janë pezulluar 206 leje drejtimi, nga të cilat 113 për shpejtësi mbi normat e lejuara, shumica e rasteve të konstatuara nga makina inteligjente, 55 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 38 për qarkullim në sens të kundërt.     

Në kuadër të festave të nëntorit, Policia e Shtetit ka marrë masa shtesë, duke rritur prezencën e shërbimeve policore, për të monitoruar qarkullimin e automjeteve dhe për të garantuar rendin e sigurinë në të gjitha sheshet dhe ambientet ku do të ketë ceremoni festive.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?