Policia Rrugore e Tiranës, ka bërë bilancin për javën që lamë pas, ku si rezultatë i kontrolleve janë vendosur 11.704 gjoba.
Sipas policisë, gjobat janë vendosur për shpejtësi mbi normat e lejuara, për përdorim celulari gjatë drejtimit, për mos vendosjen e rripit të sigurimit, etj. Po ashtu, janë bërë 27 arrestime dhe procedime penale.
Masat administrative:
-11.704 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,672 në ditë
-23 masa për xhama të zinj.
- 454 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
- 204 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
- 592 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
-2 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
-519 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
-8.249 masa për qëndrim të gabuar.
- 791 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.
Pezullime dhe bllokime:
-6 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
-11 raste për tejkalim shpejtësie
-9 raste të ndryshme
-10 automjete u bllokuan, përfshirë 5 për mos pasjen e dokumentave me vete
Arrestime dhe procedime:
-27 Arrestime dhe procedime penale
-11 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
-4 persona për pa leje drejtimi
-9 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
-2 persona largim nga vendi i aksidentit
-1 person mosbindja ndaj punjonjësit të rendit publik