Gjatë kësaj jave, Policia Rrugore e Tiranës arrestoi dhe nisi hetim për 25 persona në total, për alkool, pa patentë, në shkelje të rregullave dhe një i droguar.
Ndërkohë, u vendosën 7,889 gjoba, në pjesën më të madhe të tyre për parkim të gabuar mos vendosje të rripit të sigurimit.
25 Arrestime dhe procedime penale
7 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
8 persona për pa leje drejtimi.
9 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
1 persona për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotike
Masat administrative
7.889 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,127 në ditë.
20 masa për xhama të zinj.
261 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
189 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
472 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
186 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
5.724 masa për qëndrim të gabuar.
363 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.
Pezullime dhe bllokime
11 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
11 raste për tejkalim shpejtësie.
58 raste të ndryshme
12 automjete u bllokuan, përfshirë 3 me targa të huaja.