Shpejtësi tej normave, parakalime të gabuara dhe 2 makina të bllokuara! ‘Rrugorja’ gjobit 401 shoferë gjatë një jave në Gjirokastër

17 Janar 2022, 15:40| Përditesimi: 17 Janar 2022, 15:45

  • Share

GJIROKASTËR - Në kuadër të parandalimit të aksidenteve rrugore, Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet me qëllim ndëshkimin e shoferëve të pabindur dhe të rrezikshëm.

Blutë e qytetit bëjnë me dije se gjatë javës që lamë pas, nuk është evidentuar asnjë shofer që drejtonte mjetin në mënyrë të parregullt dhe asnjë aksident rrugor me pasoja për jetën.

Sakaq, janë vendosur në total 401 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

26 ​masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

2 masa për shpejtësi mbi normën e lejuar;

160 masa për parkime të gabuara;

150 masa për parakalime të gabuara;

63 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor. Ndër të tjera mësohet se janë bllokuar 2 makina nga policia.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?