FIER- Ka mjaftuar që lajmi të bëhet publik në media se një kanal në Portëz të Fierit ishte “pushtuar” nga shpendë të ngordhur në gjendje të dekompozuar, që Bashkia të reagojë.
Gazetari i Report Tv, Kristaq Thano raporton se ditën e sotme Bashkia ka nisur nga puna për të pastrimin e kanalit. Ndërmarrja e pastrimit ka hequr nga kanali të gjitha shpendët e ngordhur dhe do i groposë ato, sipas procedurave të përcaktuara në ligj.
Shpendët e ngordhur u zbuluan dje në Portëz të Fierit.Ende nuk dihet se si kanë përfunduar në kanalin vaditës, ndërsa denoncimi jashtë kamerave është bërë nga një fermer i zonës.