Shpenzimet të papritura, 60% e familjeve shqiptare nuk i përballojnë! Shumica prej tyre, me arsim të ulët

9 Gusht, 19:17| Përditesimi: 9 Gusht, 19:25

  • Share

Familjet shqiptare janë shumë të brishta financiarisht, nëse vihen përpara një shpenzimi të papritur, siç mund të jetë një problem shëndetësor që kërkon një shumë të konsiderueshme parash.

Në një analizë të kryer nga Elona Dushku e departamentit të kërkimeve në Bankën e Shqipërisë mbi brishtësinë financiare të familjeve, duke u bazuar në aftësinë e tyre për të përballuar një shpenzim të papritur, është dalë në konkluzionin që 60% e familjeve nuk kanë likuiditete për ‘surpriza’ të paplanifikuara financiare.

“Duke përdorur të dhënat e marra nga raundi i parë i Vrojtimit të Pasurisë së Familjeve në Shqipëri, është vlerësuar se 60% e familjeve në   Shqipëri   konsiderohen   financiarisht   të  brishta,  pra  janë  familje  që  nuk  kanë  likuiditet të mjaftueshëm për të përballuar një shpenzim të papritur, në masën e medianës së të ardhurave totale të familjeve”, thuhet në analizë.

Nëse bëjmë një përllogaritje me totalin e familjeve që ka Shqipëria sipas të dhëna e të CENS 2023, rezulton se mbi 453 mijë familje nga 755 mijë familje nuk janë të afta që të përballojnë një shpenzim të paplanifikuar, shëndetësor, arsimor, apo udhëtim ose ndonjë blerje me vlerë të lartë.

Analiza kërkimore e bërë bazohet tek mosha, gjinia dhe borxhi por edhe tek niveli arsimor i familjeve, ku është konstatuar se probabiliteti i familjeve për të qenë financiarisht të brishta lidhet negativisht me nivelin e arsimimit të personit  referues. Gjithashtu rezultatet tregojnë se aksesi financiar dhe lidhjet familjare  zvogëlojnë gjasat që familjet të jenë financiarisht të brishta.

FAMILJET SHQIPTARE
Totali i familjeve                755.950 familje
Të brishta financiarisht       453,570 familje
Të mira financiarisht          302,380 familje

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • kleo: 10/08/2024 09:21

    Kjo dihet që jemi vendi më i varfër në Ballkan deri sa ka pensione skandaloze,këtu te pensionet nuk flitet për ata që nuk kanë vite pune mir tu bëhet deri sa nuk kanë punuar por flitet për ata që kanë punuar gjith jetën dhe marin pension qesharak.Sa për shëndetësinë dhe çmimin e medikamenteve është tmerr jemi kampin për keq,kot thonë mjekësia falas asgjë nuk ka falas po nuk dhe vdes.

    Përgjigju
  • Milloshi: 10/08/2024 09:04

    Pra, studimi konkludon se fukarenjte nuk kane leke dhe shumica e shqiptareve jane fukarenj. Ku eshte lajmi ketu?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?