Politikë

Shpërbëhet PD, dy sekretarë qëndrorë dhe drejtues lokalë japin dorëheqjen! Harxhi: Shembull për Bashën! Elezi: Pas tyre, Lulin do e braktisin të gjithë, varka e tij në mbytje

9 Maj 2021, 15:23| Përditesimi: 9 Maj 2021, 20:06

  • Share

Humbja në zgjedhjet e 25 prillit po pasohet me dorëheqje në PD. Pas kërkesës publike të qindra drejtuesve dhe militantëve drejtuar Lulzim Bashës, duket se ka pasur reagime në nivelet e larta drejtuese të PD. Burime zyrtare i thanë CNA.al se sekretari organizativ Sahit Dollapi, ka paraqitur dorëheqjen një javë më parë

Dorëheqja e Dollapit ka ardhur menjeherë pas humbjes, por gjithçka është mbajtur sekrete që gjithçka të shtyhej deri në rizgjedhjet e kryetarit dhe për të mos humbur vëmendjen nga denoncimi formal dhe justifikimi për disfatën elektorale.

Dorëheqja e Dollapit është pasuar me atë të sekretarit të burimeve njerëzore Ervin Minarolli.

Të dy sekretarët morën detyrat 4 vite më parë pasi Lulzim Basha u rizgjodh kryetar me një proces të kontestuar brenda PD-së.

Burime zyrtare theksuan gjithashtu se dorëheqje kanë dhënë edhe disa drejtues lokalë të PD, por edhe atyre ju është kërkuar të qëndrojnë në detyre deri sa të përfundojnë denoncimet por edhe rizgjedhja e kryetarit të PD.

Lulzim Basha duket se është në një hall edhe më të madh nga sa parashikohej, kur ai vetë s’po jep dorëheqjen dhe të njohë humbjen, këtë po e bëjnë aleatët dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë të cilët po japin një mesazh të qartë që dështimi ka një emër, Basha.

Pas këtij lajmi pritet që zyra e shtypit në PD të përgënjeshtrojë me justifikimin se janë fakenews të orkestruara nga Rama për të fshehur të vërtetën.

Në fakt fakenews i vetëm është që Basha ka fituar zgjedhjet dhe që askush nuk po dorëhiqet./Cna

Ora 19:56
Dorëheqjet në PD, Harxhi: Akt i përgjegjshëm politik, shembull për Bashën! Ish kreu i PD Kukës: Pas dy sekretarëve, Lulin do e braktisin të gjithë, varka e tij në mbytje

1620583231_page.jpg

Zhvillimet e fundit brenda PD-së ku kanë dhënë dorëheqjen dy sekretarët Sahit Dollapi dhe Ervin Minarolli janë komentuar nga ish-kreu i PD, në Kukës, Ibsen Elezi, një nga zërat e fortë kritik që prej ditësh tashmë kërkon largimin e Lulzim Bashës dhe nga ish anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD Edi Harxhi.
Në një prononcim për CNA.al,  Harxhi u shpreh se ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm, por vetëm fillimi në aspektin e marrjes së përgjegjësive. Duke e konsideruar si një akt moral politik, Harxhi u shpreh se kjo duhet të shërbejë si shembull për kryetarin e partisë dhe sekretarin e Përgjithshëm.

“Janë të dy sekretarët më të rëndësishëm të Partisë Demokratike. Njëri sekretar Organizativ, tjetri për Burimet Njerëzore. Natyrisht ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm, sepse në momentin që dorëhiqen dy sekretarët më të rëndësishëm, do të thotë që ka nisur dorëheqja brenda selisë qëndrore të Partisë Demokratike. Unë uroj shumë që ky të jetë vetëm fillimi në aspektin e marrjes së përgjegjësive. Dhe i pari që unë besoj se duhet ta ndjeki patjetër tani është sekretari i Përgjithshëm i Partisë edhe vetë kryetari.

Dje ka pasur një reagim dhe nga ish sekretari Organizativ Eno Bozo i cili pothuajse ka qenë në një linjë për marrjen e përgjegjësive. Ka pasur një reagim tjetër që prej dy javësh të Bardh Kadillit që ka qenë dhe ai sekretar për Burimet Njerzore më parë. Pra kemi filluar të shohim dalë nga dalë që po lëvizin, njerëzit po e kuptojnë që ata duhet të jenë vetë të parët që duhet të marrin përgjegjësinë politike për humbjen. Uroj që kjo tani të jetë e qartë që dy njerëz që duhet patjetër të dorëhiqen janë sekretari i Përgjithshëm dhe kryetari i partisë për të marrë përgjegjësitë për humbjen.

Ajo që çfarë më bën çudi është fakti që sot dy zotërinjtë që janë dorëhequr dje apo sot, janë dorëhequr pothujse në një ditë me dorëzimin e dosjes në KQZ nga ana e Partisë Demokratike ku kërkohet ribërja e zgjedhjeve në 9 qarqe. Kështuqë më duket pak interesant momenti që ata kanë zgjedhur për tu dorëhequr, megjithatë unë nuk kam informacion të mëtejshëm dhe nuk kam folur me dy zotërinjtë që i kam miq. Unë shpresoj shumë që këtë akt moral, këtë akt të përgjgjegjshëm politik që bënë këta dy kolegë, ta bëjë edhe kryetari i Partisë Demokratike dhe sekretari i Përgjithshëm”, u shpreh Harxhi.

Edhe ish-kreu i PD, në Kukës, Ibsen Elezi u shpreh se varka e Lulit tashmë është në mbytje dhe koha do tregojë që do e braktisin të gjithë një nga një.

“Varka e Lulit është një varkë në mbytje e sipër që një nga një do e braktisin të gjithë. Secili që kthjellohet dhe e kupton se koha e tij ka perenduar do e braktisë në ditët në vazhdim.”

Ndërsa dorëheqjen e sekretarit Organizativ Sahit Dollapi dhe atij të Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli Elezi e ka komentuar si një akt moral të vonuar. Elezi shtoi se në raste të tilla dështimi kryetari duhet të jetë i pari që merr përgjegjësitë dhe dorëhiqet.

Sipas tyre dorëheqjet tregojnë se tashmë në PD ka nisur marrja e përgjegjësive dhe duhet të pasohen me dorëheqjen e vetë Lulzim Bashës.

Komento

Komente

  • Hani: 10/05/2021 06:28

    Se jep dpreheqjen lulo se nuk e le saliu....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?