Shpërblim për Vitin e Ri, Rama: Qeveria jep 34 mln dollarë për pensionistët, përfitojnë 5 mijë lekë secili (VIDEO)

15 Dhjetor 2020, 12:03| Përditesimi: 15 Dhjetor 2020, 15:41

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka zyrtarizuar vendimin e qeverisë për të dhënë shpërblimin e fundvitit për pensionistët në vlerën e 5 mijë lekëve, dhe paralajmëroi aktin e katërt normativ për buxhetin.

“Ne po bëhemi gati për aktin normativ dhe pavarësisht gjithë këtyre pengesave të befasishme me të cilat na ka ndeshur tërmeti dhe pandemia ne do të vendosim 34 mln dollar për pensionistët për vitin e ri” tha kryeministri.

Deri në muajin qershor të këtij viti në sistemin e sigurimeve shoqërore rezultonin të regjistruar 657,904 pensionistë nga të cilët 539,289 janë pensione urbane dhe 118,615 pensione rurale. Ndërkohë shpërndarja e bonusit do të nis pasi të bëhet publik vendimi i qeverisë.

Në konferencën e përjavshme me fokus ekonominë të pranishëm ishin edhe ministrja e Financave Anila Denaj dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, të cilët e bazuan fjalën e tyre tek mbështetja e sektorëve ekonomik me buxhet në 2021.

“Buxheti është pasqyra e ndjeshmërisë së një qeverie ndaj qytetarëve dhe sipërmarrjes”, tha Ahmetaj.

Ministrja Denaj i ka kthyer përgjigje argumenteve të presidentit Ilir Meta i cili ktheu për rishqyrtim buxhetin 2021. Sipas saj buxheti parashikon rritje pagash dhe ulje papunësie.

“Ky është buxheti më i lartë në shëndetësi në 10 vitet e fundit, dhe dua ti jap një përgjigje këtu edhe presidentit për disa nga argumentet në kthimin e buxhetit 2021, ku rritja minimale e parashikuar, sipas argumenteve në shkresën e presidentit zeron si rritja e pagave të mjekëve, infermierëve dhe laborantëve dhe është një mbështetje në këto ditë të vështira. Këtu dua ti rikujtoj presidentit që në vëmendje të këtij buxheti është ulja e papunësisë. 800 milionë lekë do të jepen në 2021 për skemën e papunësisë”, u shpreh Denaj.

Ndërsa ministri Ahmetaj ka ironizuar akuzat e opozitës dhe të presidentit për mungesë mbështetje për biznesin.

“A mundet që në një sistem oligarkik të ketë 3-fishim të numrit të bizneseve të vogla, sesa në një sistem të vërtetë oligarkik të para 8 viteve? Në 2020 janë 103 mijë biznese të vogla. Bizneset e vogla në 8 vite kanë paguar 130 milionë dollar më pak se çfarë do të paguante në sistemin oligarkik të para 2013 dhe në vitin 2021 jemi duke folur për zero taksa”, tha ai.

Teksa në konferencë u theksua edhe një herë dyfishimi i ndihmës ekonomike deri në përfundim të pandemisë, Denaj foli edhe për mirëqenien e qytetarëve.

“Të ardhurat mesatare për frymë në vit janë rritur, duke filluar nga 1030 dollar në vitet 2006-2013, në 4700 në vitet 2014-2020, për të synuar të ardhurën për frymë 5687 dollar në 2021”, tha ministrja.

Sa i takon borxhit publik ministrja pohoi se ai është mirëmenaxhuar dhe për çdo 100 lekë borxh do investohet në vitet e ardhshme 245 lekë.

“Mesatarisht për çdo 100 lekë që është shtuar stok i borxhit në periudhën 2006-2013 janë investuar 117 lekë, për periudhën 2014-2020 janë investuar 169 lekë dhe në vijim ky raport do të shkojë 245 lekë”, tha ajo.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eltion çeliku: 25/12/2020 17:31

    Po kto te kempeve a nuk kajn te drejt te marrin shperblim

    Përgjigju
  • pervit: 15/12/2020 14:04

    Sa mire te kishte zgjedhje cdo vit

    Përgjigju
  • LORA: 15/12/2020 12:51

    Lajm i mire,jo vetem per shtresen e pensionisteve,,por per cdo njeri me mend dhe zemer.

    Përgjigju
  • TA RRRAS LALA: 15/12/2020 12:43

    Edi Rama je burr i rall i shqipris ti i duhesh Shqipris je burr i rall. Të gjith ata që të kan inat të të han topin.

    Përgjigju
    • Tahir tarfyci: 15/12/2020 17:05

      Eshte CUB se rr*** per legenat qe Kan mbushur politiken nga 30 vjet.

    • Rall: 15/12/2020 13:02

      Çfarë është rall?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?