Inflacioni, ministrja Ibrahimaj: Ende s’ka vendim për bonusin për pensionistët! Synimi ynë rritja e pagave, në sektorin publik dhe privat

8 Mars 2023, 13:04| Përditesimi: 8 Mars 2023, 13:55

  • Share

Në muajin prill Qeveria ka parashikuar që të marrë taksën e jashtëzakonshme të prodhuesve të mëdhenj energjisë dhe me këtë taksë të re në buxhetin e shtetit kishte premtuar një tjetër bonus për pensionistët. Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj tha se ende nuk ka një vendim në lidhje me këtë, teksa renditi nismat e qeverisë për indeksim dhe rritje të pagave.

Ajo tha se me rritjen e pagës minimale synohet ndikimi në strukturën e pagave, rritjen e tyre edhe në sektorin privat. 

“Ne kemi të parashikuar në buxhet për këtë vit një fond që i dedikohet mbështetjes sociale. Po punojmë intensifikisht për rritjen e pagave. Do të synojmë rritje të pagave jo vetëm për sektorin publik por edhe sektorin privat. Një nga hapat që ndërmorëm ishte rritja e pagës minimale. Do të ketë ndikim në të gjithë strukturën e pagave, jo vetëm në administratën e publike por edhe në sektorin privat.  Ne do të vijojmë me politikën e indeksimit të pensioneve. Për momentin nuk kemi një politikë të një shpërblimi të menjëhershëm në muajin prill”, tha Ibrahimaj.

Kujtojmë se lajmin për bonusin e dytë të ndihmës për pensionistët e ka bërë të ditur vetë kryeministri Rama. Sidoqoftë, kreu i qeverisë tha aso kohe se taksa do të mblidhet në muajin prill dhe pas kësaj do të akordohet sërish një bonus për të mbështetur pensionistët në mënyrë që të mos preken nga inflacioni i luftës. Përveç këtij bonusi, pensionistët morën edhe shpërblimin nga Pakoja e Madhe.

Më shumë se 8 miliardë lekë të reja është paketa mbështetëse që Qeveria ka vendosur të miratojë për t’i qëndruar pranë 1 milionë shqiptarëve dhe për të zbutur efektet e rritjes së çmimeve dhe inflacionit të lartë për shkak edhe të luftës në Ukrainë. Nga kjo paketë do të përfitojnë 695 mijë pensionistë nga 8 000 lekë të reja.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Greta: 08/03/2023 14:15

    Normale qe do prisni zgjedhjet per ti dhene biskoten si qenve pensionisteve per ti marr voten.Eshte ende shum shpejt,ne prill ose ne maj do dilni me bonuse zgjedhore...turp te kini o te babzitur...falenderoni Berishen se asnje dite me shum nuk do ishit ne pushtet nese PD do kishte nje tjeter kryetar

    Përgjigju
    • Cubel breca: 08/03/2023 15:29

      Behu gati ti greta mer nje lug ne brez se u be deti kos. Se ne fakt kur ishin ato qent tuaj ne pushtet ata na i ngrinin cdo muaj????????????????

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?