Kadastra

Shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, Kadastra kallëzon në SPAK drejtorin e Fierit: I shkaktoi shtetit 9.5 mln lekë dëm! Bici: Kanë punë me prokurorinë

24 Maj 2023, 14:41| Përditesimi: 24 Maj 2023, 15:32

  • Share

Drejtori i zyrës vendore të kadastrës në Fier, Arben Voja është kallëzuar penalisht në SPAK. Padia është bërë nga vetë institucioni epror Agjencia shtetërore e Kadastrës në Tiranë, e cila theksoi se drejtori i Fierit dhe specialistja Shpresa Gjikondaj akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh me një dëm ekonomik për shtetin shqiptar prej 9.5 milionë Lekë.

Kontrolli ka gjetur 36 raste ku zyrtarët e kallëzuar penalisht, nuk kanë llogaritur tatimin prej 15 për qind.

Për të njëjtën pasuri, drejtori i Fierit pas aplikimeve ka nxjerrë deri në katër përllogaritje të ndryshme, duke sjellë dëm të konsiderueshëm ekonomik.

Lidhur me këtë denoncim, ka reaguar edhe vetë drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Dallëndyshe Bici e cila shkruan se po vijojnë verifikimet në secilën drejtori të institucionit nëpër rrethet e ndryshme dhe se kushdo që përpiqet të përfitojë personalisht nga detyra në Kadastër do të hetohet nga prokuroria. 

Ora 15:18
Denoncimi ndaj drejtorit dhe specialistes së Kadastrës në Fier që shpërdoruan detyrën, reagon Bici: Kush i shërben vetes, ka punë me prokurorinë

1671547746_DallendysheBici.jpg

Drejtoresha e Përgjithshme e Kadastrës, Dallëndyshe Bici ka reaguar lidhur me denoncimin e institucionit që ajo drejton ndaj 2 zyrtarëve të zyrës në Fier.

Në reagimin e bërë ajo thekson se denoncimi ndaj drejtorit të Kadastrës në degën e Fierit, Arben Voja dhe specialistes Shpresa Gjikondaj është bërë pas dëmit prej 95 milionë lekësh që ata i kanë kushtuar buxhetit të shtetit me shpërdorimin e detyrës së tyre.

Ajo shkruan se në çdo drejtori të këtij institucioni në rrethe të ndryshme po vijojnë kontrollet dhe verifikimet.

“Kam firmosur sot kallëzimin penal me akuzën “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentash” me pasojë dëmin e rreth 9.5 milionë lekëve në buxhetin e shtetit, për dy zyrtarë të DVASHK dega Fier, drejtorin dhe një specialiste.  Grupet e kontrollit vazhdojnë verifikimet në çdo drejtori, e zyrë të ASHK. Ata që u shërbejnë qytetarëve kanë punë me mua. Kush i shërben vetes në dëm të njerëzve, duke shfrytëzuar besimin e shtetit, ka punë me Prokurorinë”- thuhet në reagimin e Bicit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?