Shpërdorimi i detyrës/ Manipulimi, drejtor shkolle me mesataren 5, merret i pandehur

12 Shtator 2019, 07:16| Përditesimi: 12 Shtator 2019, 11:34

  • Share

Një drejtor shkolle në Kamëz që është emëruar në krye të shkollës jashtëçdo kriteri profesional dhe me mesatare Fakulteti 5, është marrë i pandehur nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Vendimi për marrjen të pandehur të drejtorit të shkollës “Gramoz Palushi” Abas Hoxha është marë nga prokurori i çështjes Gentian Habazaj,i cili përgjatë 7 muajve hetime, ka arritur në përfundimin se Abas Hoxha ka shpërdoruar detyrën gjatë procesit të garës për përzgjedhjen e zv/drejtorit të shkollës.

Për këtë çështje është pyetur në prokurorinë e Tiranës edhe drejtoresha e Zyrës Arsimore Kamëz, tashmë e larguar, Ermioni Çekani, pasi prokuroria ka hetuar Abas Hoxhën edhe në drejtim të dyshimeve për “Falsifikim të dokumentave” dhe “korrupsionit”. Momentalisht çështja penale kundër Abas Hoxhës, ka shkuar në gjykatën e Tiranës dhe pritet që në ditët në vijim të zhvillohet seanca paraprake, ku palët e përfshira në këtë konflikt do jenë prezent. Për këtëçështje drejtori i shkollës “Gramoz Palushi” në Kamëz fillimisht u pezullua nga detyra me vendim të gjykatës së Tiranës, por u rikthye sërisht në vendin e punës pasi gjykata e Apelit Tiranë vendosi ta rrëzojë vendimin e shkallës së parë dhe kthejë në detyrë Hoxhën. Sipas dosjes së prokurorisë së Tiranës Në garën për postin e nëndrejtorit të shkollës, kanë hyrë tre mësues Blerim Deda, i cili ishte dhe nëndrejtor i komanduar, Elisabeta Muhaj dhe Aurela Baça.

Por ndryshe se si duhet të dilte rezultati, garën për zv/drejtorin e shkollës e ka fituar nëpërmjet manipulimit nëndrejtori i komanduar nga Abaz Hoxha, mësuesi i fizikës Blerim Deda, i cili nga sa mësohet rezulton të jetë në lidhje farefisnore me drejtorin e shkollës. Për këtë çështje janë kryer inspektime nga ministria e Arsimit dhe Sporteve, të cilët kanë konstatuar shkeljet e kryera nga drejtori i shkollës Abas Hoxha, duke njohur me raportin përfundimtar edhe drejtoreshën Arsimore në Bashkinë Kamëbiolz, Ermioni Çekani.

Por kjo e fundit çuditërisht nuk ka lëvizur kundrejt shkeljeve që kishte gjetur inspektimi i ministrisë, duke mos marë asnjë masë administrative ndaj drejtorit të shkollës, me qëllim rregullimin e situatës problematike të krijuar mes stafit të mësuesve në shkollën 9-vjeçare në Paskuqan. Por raport-inspektimi i ministrisë së Arsimit i datës 13 dhjetor 2018,ka përfunduar dhe në dyert e prokurorisë së Tiranës, ku prokurori Gentian Abazaj, ka hetuar çështjen gjatë këtyre muajve. Gjatë fazës së hetimit është krijuar një tjetër dyshim për drejtorin e shkollës Abaz Hoxha, për korrupsion aktiv pasi çdo mësuesi u merte 60 mijë lekë të vjetra për një trajnim që ata zhvillonin, në një kohë kur trajnimi dhe lëshimi i çertifikatës nga organi që organizonte trajnimin, kushtonte vetëm 30 mijë lekë të vjetra.

Lidhur me këtë çështje të manipulimit të rezultatit të zgjedhjeve për postin e nëndrejtorit të shkollës dhe shkarkimin e mësueses Aurela Baça, në prokurorinë e Tiranës është thirur dhe marrë në pytje drejtoresha e zyrës Arsimore Kamzë Ermioni Çekani, e cila ka dëshmuar mbi situatën e krijuar. Në deklarimin e saj përgjegjësja e ZA Kamëz, Emirjoni Çekani ka deklaruar se, ajo nuk ka qenë në dijeni për organizimin dhe zhvillimin e trajnimeve në ambientet e shkollës. Ajo ka shpjeguar se sipas ligjit është detyruese që mësuesët të pajisen me dy kredite në vit dhe për këtë marrin pjesë sipas zgjedhjes së tyre dhe profilit në trajnime të ndryshme që organizohen nga shteti ose privatisht. E pyetur lidhur me kreditet e përfituara nga trajnimet e zhvilluara si dhe administrimin e çertifikatave në dojet personale të kallëzueses si dhe mos pasqyrimin e krediteve në tabelën e vlerësimit për konkurim për pozicionin e zëvendësdrejtorit të shkollës, përgjegjësja e ZA Kamëz Emirjoni Çekani ka deklaruar se nuk kishte asnjë dijeni.

Gjithashtu ajo ka deklaruar se nuk kishte asnjë dijeni për pagesat e kryera nga mësuesët për trajnimet e kryera apo mënyrën e kryerjes së këtyre pagesave, por është vënë në dijeni nëpërmjet ankimit të mësueses Aurela Baça, në tetor të vitit 2018. Lidhur me këto pretendime ajo ka deklaruar se kishte komunikuar me drejtorin e shkollës dhe pas verifikimeve i kishte kthyer përgjigje zyrtare ankueses Aurela Baça. Gjithashtu ajo ka deklaruar se referuar udhëzimit të ministrit të Arsimit, nr.58, datë 12.11.2013 për “Procedurat e emërimit dhe shkarkimit të nëndrejtorit të institucionit arsimor publik”,ku janë të përcaktuara mënyrat e vlerësimit, emërimi kryhet nga drejtori i institucionit pasi shqyrton dokumentacionin e kandidatëve konkurentë dhe kandidati jo fitues ka të drejtën e ankimimit brenda afateve. Kjo ankesë shqyrtohet nga titullari i zyrës arsimore, i cili, brenda afatit i kthen përgjigje të interesuarit.

Ajo deklaron se nga ana e kallëzueses nuk ka marrë një ankesë të tillë brenda afatit, siç parashikohet në ligj,por në momentin që është vënë në dijeni ka kryer verifikimet përkatëse nëpërmjet zyrës së burimeve njerëzore, nga ku ka rezultuar se procedura ka qenë në përputhje me ligjin. Në lidhje me këto rrethana është pyetur edhe drejtori i shoqatës “Albania Qatar Abou”, Seif Shaëki, i cili ka deklaruar se, në vitin 2014-2016 organizata ka pasur një licensë 2-vjeçare nga Institucioni i Zhvillimit Arsimor (IZHA) për të organizuar trajnime për disa tema, kryesisht për procesin e mësimdhënies për mësuesët e shkollave të ciklit fillor-mesëm. Në lidhje me pagesat ai ka deklaruar se ato janë kryer nëpërmjet bankës dhe konkretisht i gjithë grupi i mësuesve të kësaj shkolle ka zgjedhur për t’u trajnuar për 4-kredite dhe për këtë kanë paguar 3.000 lekë, pagesa këto të cilat janë bërë nëpërmjet bankës për të cilat disponohen mandat-pagesat.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mesuesja: 13/09/2019 08:58

    Jam mesuese ne kete shkolle.keto qe jane shkruar ketu jam shume pak.ky drejtori sillet satrap, dhunon cdokend qe hap gojen, i kercenon me vendin e punes.te gjithe i thame vjet kur ndodhi ky problem qe te terhiqet se eshte gabim.ne te gjithe mesuesit e g.palushi i thame qe me aurelen do w gjeje belaja se ajo nuk terhiqet e ky thoshte ska ca me ben njeri mua se kam lidhje me deputete.eshte nje drejtor teresisht medioker, injorant total,sdi te shprehe nje fjale.edhw kur ulesh nw kafe me kete sdi te beje asnje bised. Vetem biseda fshati ben..kaq bageti kisha ne fshat, kshu benim mullare,kshu vinim komshinjte sillnin bagetite e tyre te tonat se ne kishim cjap rrace.. etj te vjen neveri si flet ky...e degjeneroi kete shkolle.

    Përgjigju
  • PPSH: 12/09/2019 16:33

    More qe eshte diplomuar ne vitin 1992-1993, e mora vesh une. Po cne lenda "Histori e PPSH-se" ne ate vit?

    Përgjigju
  • gerona: 12/09/2019 14:48

    hajde gallate hajdeee... drejtor shkolle me 5,, pupupu mortja ,, edhe injorat ,, edhe i pashkolle edhe pordhe ky,.. po ca du desh more qyqar qe i ke fut siklet vetes,sdo e dinte njeri ca palle je e sdo merrej njeri me ty ,, haje buken tende ,, jo vetem injorant por edhe gangster..jo qe je apsaq aty por heq edhe ve sipas qefit , hahahahahahha.. ARSIMI I GJENERATES TJETER ---- ARSIMI QE DUAM, SHKOLLA QE DUAM ,, HAHAHAHAHAHAH,, AH JU RENTE DAMLLAJA KETIJ IDIOT DREJTORI EDHE ATYRE QE E PASKAN VENE ATY..

    Përgjigju
  • Tragjikomedia: 12/09/2019 11:46

    Sa gallatë. E dini ju që kur pyetën drejtorin e një shkolle 8-vjecare në Kavajë se për cfarë ishte laureuar ai u përgjigj: jam laureuar për BIOMI (biokimi gjoja). Pse cfarë e dini fundin e botës ju zjarr e llavë? Jo jo, ky është fundi, "INTALEKTUALË" që nuk dinë shkrim e këndim.

    Përgjigju
  • zzz: 12/09/2019 10:32

    Ky mesuas duhet vleresuar dhe duhet bere deputet se e ka marre shkollen me korrespondence ka deputete dhe ministra pa shkolle fare

    Përgjigju
  • Gimi: 12/09/2019 09:15

    Kjo nuk eshte gje e re. Pse merreni vetem me Kamzen ju. Keni ne Vlore sa te doni, jo vetem me mesatare 5 por edhe me cilesi te vecanta si psh: drejtoresha mjeshtre ne sex, drejtor ordinere kumarxhinj, vetem dine te lepihen se po tu bejne nje testim rutine i tregojne me se miri vlerat e tyre. Parrulla 4000 € vazhdon

    Përgjigju
  • Profesori: 12/09/2019 07:31

    Se mos është rasti i parë ky, këtu janë të mbushme gjimnazet dhe 8 vjecaret me Drejtora e drejtoresha me diploma të fallcifikume, hajd mo punë shqiptarësh mos e boni kaq tragjike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?