Ish-ministri Ilir Beqaj, në momentin e arrestimit

Shpërdorimi i fondeve të SASPAK, ish-ministri Beqaj kërkoi zbutjen e masës dhe lirimin, GJKKO shtyn vendimin

5 Gusht, 14:36| Përditesimi: 5 Gusht, 14:39

  • Share

Gjykata e Posaçme ka shtyrë dhënien e vendimit në lidhje me kërkesën për ndryshim të masës shtrënguese ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i akuzuar për përvetësimin e fondeve të BE-së tek agjencia SASPAK.

Ish-zyrtari i lartë socialistë ndodhet i arrestuar bashkë me tre ndihmësit e tij dhe në total janë 7 persona që po hetohen nga SPAK për shpërdorim të detyrës. Seanca e radhës është shtyrë për në datën 7 Gusht, në orën 13:00. Gjatë seancës Beqaj ka kërkuar masë sigurimi "arrest shtëpie", ose garanci pasurore 5 milionë lekë të reja.

Beqaj ndodhet në qeli pasi dyshimeve për abuzimet me fondet e SASPAK. Seanca nisi me dhënien e argumenteve të Beqajt, në lidhje me kërkesën për ndryshim të masës. Mbrojta e ish-ministrit pretendon se nuk ka shkaqe të ligjshme për të caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”. Ata pretendojnë se Beqaj nuk ka arsye të largohet jashtë vendit apo të prishë provat, por me këtë argument nuk është dakord juridikisht Prokuroria e Posaçme. Në këto rrethana u vendos edhe shtyrja e marrjes së vendimit pas dy ditësh.

Ish-ministri ndodhet i pandehur po në GJKKO edhe për koncesionet 100 mln euro të Shëndetësisë, dosje për të cilën SPAK ka nën akuzë 8 persona, mes tyre të ndaluarit ish-zv/ministrin Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj. Por për këtë dosje ndaj Beqajt nuk ka pasur masë shtrënguese dhe ndiqej në gjendje të lirë, derisa u zbulua skandali me fondet e agjencisë.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?