Foto ilustruese

Shpërdoruan detyrën duke lejuar ndërtime pa leje, pezullohen 3 inspektorë policie në Gramsh

9 Qershor 2023, 17:06| Përditesimi: 9 Qershor 2023, 17:32

  • Share

Tre inspektorë policie në Gramsh janë pezulluar nga detyra. Sipas njoftimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, 3 efektivët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke lejuar ndërtime pa leje.

Konkretisht janë pezulluar nga detyra:

– Inspektor T. R., 56 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet;
– Inspektor R. M., 54 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet;
– Inspektor L. Z., 52 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet.

Hetimet ndaj tyre janë kryer nga Agjencia e Mbikëqyrjes policore nën drejtimin e prokurorëve të gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?