Foto ilustruese

Kronikë

Shpërdoruan detyrën, merren masa disipinore ndaj veterinerëve në Berat, Lezhë dhe Shkodër/EMRAT

9 Maj 2018, 14:58| Përditesimi: 9 Maj 2018, 15:19

  • Share

Gjatë kontrolleve të vazhdueshme që janë ushtruar mbi therjen, transportimin dhe shitjen e bagëtive në vend, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit  është përballur herë pas here me shkelje flagrante të protokollit veterinar, nga veterinerë të bashkive.

Më konkretisht, nisur nga disa raste të evidentuara në Berat, Sarandë dhe Lezhë, ku mjeku veteriner i bashkisë, në shkelje të protokollit veterinar ka lëshuar certifikatë për lëvizjen e kafshëve apo ka lejuar therje në thertore të bagëtive të pa kontrolluara, AKU  ka vënë në dijeni Urdhërin e Mjekut Veterinar.

Urdhëri i Mjekut Veterinar, mbasi u njoh me rastet dhe faktet e paraqitura nga AKU, duke i vlerësuar këto shkelje si të rrezikshme për sigurinë e ushqimit në vend, ka reaguar menjëherë duke marrë masat e mëposhtme:

Zef Kovaçi, mjek veterinar, pranë Bashkisë Lezhë janë marrë masa disipinore me vërejtje me paralajmërim për një periudhë 6 mujore

PDF Urdhëri i Mjekut Veterinar, Lezhë (kliko që të hapet dokumenti)

Fiqerete Dhima, pranë Bashkisë Sarandë  u mor masa disiplinore, vërejtje me shkrim për një përiudhë 6 mujore.

PDF Urdhëri i Mjekut Veterinar, Sarandë (kliko që të hapet dokumenti)

Marjus Daja, pranë bashkisë Berat u morën masat disiplnore me vërejtje me paralajmerim për një periudhe 6 mujore si dhe gjobë 50 000 lekë.

PDF Urdhëri i Mjekut Veterinar, Berat (kliko që të hapet dokumenti)

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, falenderon Urdhërin e Mjekut Veterinar për reagimin e menjëhershëm dhe tregon vendosmëri për të mos lejuar askënd të cënojë zinxhirin e sigurisë ushqimore.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?