Ish shefi i krimeve në Devoll Pashk Syziu,Deizi Arapi dhe Marsel Buçi

U denoncua se rrahu Marsel Buçin në Komisariat dhe hargalisej me Deizi Arapin, shkarkohet shefi i krimeve në Devoll! Pezullohen 4 policë të tjerë

26 Tetor 2022, 17:40| Përditesimi: 26 Tetor 2022, 18:23

  • Share

DEVOLL- Një mosmarrëveshje e gangsteres së Bilishtit Deizi Arapi dhe 34-vjeçarit Marsel Buçi ka përfunduar me një shkarkim të shefit të Krimeve në Devoll, Pashkë Syziut.

Mosmarrëveshja mes Deizit dhe Marselit vjen pasi 27-vjeçarja e akuzon këtë të fundit se i ka djegur makinën e saj, me urdhër të deputetit i PD-së, Bledion Nallbatit. Ngjarja mori edhe më shumë vëmendje dhe ndërhyrjen e rendit në momentin që Marsel Buçit po ashtu iu dogj makina më 10 tetor të këtij viti. Edhe pse për djegien e makinës së 34-vjeçarit u arrestuan dy vëllezër nga Elbasani, Buçi vijon të denoncojë në media se Arapi e shqetëson dhe e kërcënon, madje edhe e akuzon për djegien e makinës së tij publikisht.

Nisur nga këto dyshime të tij, Marsel Buçi i pasigurt në zonën ku rri dhe i shqetësuar shpesh nga 27-vjeçarja, e kallëzoi në polici Deizi Arapin.

Por, gjërat nuk ndodhën ashtu siç priteshin për të, sipas dëshmisë së tij përcjellë nga Report Tv me gazetarin Armando Braho, Buçi denoncoi në media dhe tha se Pashk Syziu jo vetëm që nuk ma marrë për bazë kallëzimin e tij, por madje në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj tij në praninë e Deizi Arapit, e cila sipas Marsel Buçit po qeshte në komisariat.

Sidoqoftë, pavarësisht pretendimeve nga të dyja palët dhe dëshmitë e tyre në media, kryepolici Muhamet Rrumbullaku ka raportuar ditën e sotme se ka larguar nga radhët e policisë së shtetit, Pashk Syziun. Sipas njoftimit të përcjellë nga forcat blu, ndaj ish shefin e krimeve të Devollit janë konstatuar shkelje të kodit të Etikës, shkelje e kompetencave ligjore, gjatë trajtimit të çështjes në fjalë.

Sipas njoftimit të policisë, janë pezulluar gjithashtu 4 policë të tjerë. Inspektori me iniciale B.Z., me detyrë në seksion e Forçës së Posaçme ‘Shqiponja’ është pezulluar nga detyra për tejkalim kompetencash.

Inspektor P. M., me detyrë Ndihmëskontrollor i Policisë Kufitare, në Portin e Durrësit, është pezulluar dhe është transferuar në një detyrë tjetër, pasi ka shkelur atributet dhe kompetencat e punonjësit të Policisë. Bazuar në të dhënat e administruara nga rrjetet sociale, ka akuza se ish-punonjësi i Policisë, gjatë kontrollit të dokumentacionit të qytetarëve që udhëtonin drejt Italisë, ka kryer veprim korruptiv ndaj një personi për ta lejuar që të kalojë kufirin.

Nënkomisar G. A., me detyrë Specialist i Shërbimeve Operacionale të Policisë Kufitare të Durrësit, është pezulluar menjëherë nga detyra, është kryer transferimi i menjëhershëm i tij, në një strukturë tjetër, jashtë qarkut dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Inspektor A. Sh., me detyrë Trupë Shërbimi i Policisë Kufitare të Durrësit, është pezulluar nga detyra pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Kujtojmë se ‘saga’ e akuzave mes dy të rinjve ka nisur që prej muajit shtator, ku me datë 25, makina e Deizi Arapit u shkrumbua nga flakët. E reja tha se ish-kryetar i bashkisë së Devollit, Bledion Nallbati, i cili është aktualisht deputet i PD-së, fshihej pas zjarrvënies së mjetit të saj. Sipas Arapit, Nallbati kishte porositur, Marsel Bu­çin që t’i vinte flakën mjetit të ‘gangsteres’ së Bilishtit. Sipas 27-vjeçares, konflikti kishte lidhje me pushimin nga puna të së ëmës së saj në bashki

Nga ana tjetër, më datë 10 tetor i është vënë flaka edhe mjetit të Marsel Buçit. I ati i Marsel Buçit ka lëshuar akuza ndaj Arapit se ajo fshihet pas djegies së makinës të djalit të tij.

Për djegien e makinës së Marsel Buçit (punonjës në karburantin e deputetit të PD-së) është arrestuar shtetasi Durim Stafa dhe Resmi Stafa (u shpall në kërkim) vëllezër. Nuk dihen ende motivet që shtynë këta shtetas për të ndërmarrë aktin e djegies së makinë së Marsel Buçit natën e 10 Tetorit 2022.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ajdjfjf: 26/10/2022 22:48

    Ahahahahaha po keto bundrat apo duke qesh akoma

    Përgjigju
  • Laci: 26/10/2022 21:23

    Na myten bundrat.

    Përgjigju
  • Loni: 26/10/2022 19:56

    Un mendoj qe gjith trupa Policore te pezullohen nga puna dhe vend te tyre te ven gazetaret klodiana lala a hoxha e shum gazetar dhe drejtus portalesh

    Përgjigju
    • Durrsak: 26/10/2022 21:59

      Hahahaha komenti me i bukur qe kam lexuar. shqipatarja ka gazetar shum te talentuar

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?