Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për efektivët e policisë, të cilët u ndaluan pak ditë më parë pas një aksioni të SPAK dhe akuzohen për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh.
Gjykata ka lënë në burg për Durim Murjan. Ndërkohë për Jashar Shehu dhe Arjan Balla gjykata ka caktuar maësn 'arrest në shtëpi'. Gjykata e Tiranës ka vendosur detyrim paraqitje për Krenar Gjokutajn, me detyrë Shefi i Komisariatit të Policisë Korçë.
Kelmend Pikulin, Matilda Hamollin, Petro Frahollin, Genci Hysin, Kamber Kllogjeri dhe Çlirim Akrobatin, gjykata ka caktuar ‘pezullim nga detyra’ dhe ‘detyrim paraqitje’.
Efketivët u vunë në pranga pas një hetimi dhe përgjimi që nisi fillimisht me policët e Korçës, në lidhje me kalimin e paligjshëm të emigrantëve. Nga përgjimet dolën edhe efektivët e Tiranës të Komisaritati nr. 1 që akuzohen për lejim të kalimit të personave jashtë orarit policor të vendosur për shkak të COVID-19.
Në operacion e koduar "Rei" efektivët akuzohen veprat penale "Shpërdorim detyre" dhe "Falsifikim i dokumenteve". Pas hetimeve intensive disa mujore këta punonjës policie janë kapur në veprimtari të kundraligjshme në kohë dhe episode të ndryshme.
Turp i madh per kete lloj banalizimi te krimit kryer nga uniformat blu me drejtuesit e korruptuar@kriminele
Përgjigju