Shpërndahen mbi 10.000 tekste shkollore në shqip për diasporën, Cakaj: Fuqizojmë lidhjet me shqiptarët në botë

14 Tetor 2019, 16:05| Përditesimi: 14 Tetor 2019, 16:08

  • Share

10.000 teksteve shkollore në gjuhën shqipe janë shpërndarë për diasporën. Lajmi është bërë i ditur nga ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj i cili është shprehur se qeveria shqiptare ka si synim lidhjen e fortë me të gjithë shqiptarët nëpër botë. Librat janë shpërndarë në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Diasporën dhe Qendrën e Botimeve për Diasporën, si dhe me mbështetjen e përfaqësive diplomatike.

Qëllimi i kësaj nisme, është nxitja e brezave të rinj në ruajtjen e identitetit kulturor e gjuhësor duke vlerësuar po aq të rëndësishëm forcimin e bashkëpunimit të marrëdhënieve me shqiptarët të cilët jetojnë e punojnë jashtë vendit.

“Qeveria e Shqipërisë do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për diasporën e të thellojë tutje marrëdhëniet me shqiptarët kudo që ndodhen.” përfundon Cakaj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?