Dhjetëra doza të lëndëve narkotike kokainë, ekstazi dhe cannabis sativa të cilat ishin destinuar për tu shitur apo përdorur gjatë festivalit Unum që mbahet në Shëngjin, janë sekuestruar nga policia. Festivali ndërkombëtar I Muzikës Elektronike UNUM, i nisur prej 6 qershorit mbyllet të martën e 11 qershorit dhe bën bashkë të rinj e të reja nga e gjithë bota.
E sinjalizuar për mundësinë e përdorimit të drogave në këtë festival policia prej dy ditësh kryejnë kontrolle në disa automjete dhe ndaj disa shtetasve, në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin”. Si rezultat i këtyre kontrolleve, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë 6 shqiptarë nga Kosova.
Ata janë Agron Gajtani, 28 vjeç, banues në Prishtinë, Deart Xhelili, 20 vjeç, banues në Gjilan, Ermir Hamidi, 23 vjeç, banues në Gjilan, Albion Hajdini, 23 vjeç, banues në Ferizaj, Granit Bajraktari, 23 vjeç, banues në Pejë dhe Norik Sadiku, 20 vjeç, banues në Prishtinë.
Ndërkohë po procedohen në gjëndje të lirë 15 shtetas, kryesisht nga Kosova por ka dhe nga Zvicra, Barcelona.
Këtyre shtetasve, nga kontrollet fizike dhe në mjetet me të cilat lëviznin, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dhjetëra doza cannabis sativa, ekstazi, kokainë, si dhe pajisje për përpunimin e këtyre lëndëve dhe 1 mjet prerës (thikë), informoi sot policia e Lezhës.
Droga në doza ishe fshehur edhe mes cigareve.
Nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasit: E. S., 24 vjeç dhe Xh. Z., 27 vjeç, banues në Zvicër; A. K., 24 vjeç, banues në Gjakovë, B. R., 26 vjeç, banues në Kaçanik, E. H., 28 vjeç dhe D. S., 28 vjeç, banues në Tiranë; L. J., 27 vjeç, banues në Prishtinë, S. R., 31 vjeç, banues në Ekuador, C. C., 27 vjeç, banues në Barcelonë, G. T., 24 vjeç, banues në Ferizaj, L. K., 23 vjeç, A. M., 23 vjeç, A. Sh., 38 vjeç, A. B., 27 vjeç dhe E. C., 23 vjeç, banues në Prishtinë.
Megaoperacioni policor “Tempulli 3” vijon. Materialet procedural i kaluan prokurorisë së Lezhës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.