VIDEO/ Shpërndanin drogë në Durrës, 8 në pranga, anëtarë të 2 grupeve kriminale! Sekuestrohet kokainë, makina luksoze, euro e paund

8 Prill 2023, 10:12| Përditesimi: 8 Prill 2023, 14:27

  • Share

DURRËS-  Jetën e luksit të shfrenuar dhe makinat e shtrenjta që duket se buronte nga droga i reklamonin në rrjetet sociale Tik Tok apo Instagram. Stivi Bulku, Ergi Curri, Kristel Balla dhe Gentian Konesha, janë disa prej personave që ranë në pranga si anëtarë të një grupi kriminal të trafikimit të kokainës. Ata dyshohet se shpërndanin drogë me doza të vogla kryesisht në lokale nate.  Njëri prej tyre, Stivi Bulku ka marrë pjesë në serialin ‘Aventurierët’ dhe numëron gati 50 mijë ndjekës në Instagram. Ndërsa Kristel Balla ka rreth 5 mijë ndjekës në Tik Tok dhe 17 mijë ndjekës në Instagram.

Policia e Durrësit bëri të ditur se gjatë së premtes janë goditur dy grupe kriminale dhe janë prangosur 8 persona. Grupi i të rinjve të rrjeteve sociale dhe një grup tjetër që shpërndante kokainë në Sukth.

Të gjithë dyshohet se furnizoheshin tek Gentian Muça, 48 vjeç, i dënuar më parë për trafik dhe që përdorte tre emra të tjerë për të humbur gjurmët, Gentjan Lici, Gentjan Muça, Gentjan Ferra. Po kështu në pranga ranë edhe Tani Muça, 43 vjeç, i cili po ashtu rezulton i dënuar më parë, Amonali Halili dhe një i mitur me iniciale  A. V., 17 vjeç.

Policia e Durrësit tha se Gentian Muça furnizonte me kokainë anëtarët e tjerë të grupit kriminal, të cilët pasi e blinin lëndën narkotike, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e shpërndanin në zonën e Sukthit dhe në qytetin e Durrësit,  kryesisht në lokale nate. Për ndarjen e lëndës narkotike, ata kishin përshtatur ambiente të posaçme në lokalet e tyre, konkretisht në lokalin e Gentian Muçës në zonën e Sukthit, dhe në lokalin Ergi Currit në një lagje të Durrësit. Gjatë dy operacioneve policore u sekuestruan 1 pako kokainë, me peshë 130 gramë, 40 doza kokainë, 3 automjete, 2 prej tyre luksoze dhe 96 mijë lekë e disa shuma në euro, franga dhe paund.

Çfarë u sekuestrua?
- 1 pako me kokainë, me peshë 130 gramë;
- 40 doza me lëndë narkotike të llojit kokainë;
- 3 automjete, 2 prej tyre luksoze;
- 96 mijë lekë të rinj dhe disa shuma në euro, franga dhe paund;
-3 peshore elektronike që shërbenin për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla, 1 dorezë hekuri dhe 14 aparate celulare.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”.

Ora 10:56
Kush janë të rinjtë e famshëm në ‘TikTok’ që u arrestuan sot, anëtarë të grupit kriminal që shpërndanin kokainë në klube nate! Njëri pjesë e serialit ‘Aventurierët’

Këta janë Stivi Bulku, Ergi Curri, Kristel Balla dhe Gentian Konesha, katër të rinjtë që u arrestuan sot si anëtarë të grupit kriminal që furnizoheshin me kokainë nga Genti Muça dhe e shpërndanin në zona të ndryshme të Durrësit dhe në grupe kriminale. Ata janë përdorues të rrjeteve sociale dhe dy prej tyre numërojnë mijëra ndjekës në Tik Tok dhe Instagram.

Stivi Bulku ka marrë pjesë edhe në serialin ‘Aventurierët’ që numëron gati 50 mijë ndjekës në Instagram. Ndërsa Kristel Balla ka rreth 5 mijë ndjekës në Tik Tok dhe 17 mijë ndjekës në Instagram

 

 

Ora 10:26
Kush janë 8 të arrestuarit në Durrës që shpërndanin kokainë në lokalet e natës! Furnitori përdorte katër emra

1680942117_finalprojekt.00290822.Still034.jpg

Tetë persona kanë rënë në pranga pas dy operacioneve të zhvilluara nga policia e Durrësit. Ata shpërndanin kokainë në lokalet e natës. Në pranga ka rënë furnitori Goni Muça, i cili njihej edhe me tre emra të tjerë, Gentjan Lici, Gentjan Muça, Gentjan Ferra. Po ashtu në pranga kanë rënë Tani Muça, Amonali Halili, Ergi Curri, Kristel Balla, Gentian Konesha dhe Stivens Bulku.

“Finalizohen 2 operacione policore antidrogë, të koduara “Foremost” dhe “Last deal”, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës dhe Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Operacionet, rezultat i një hetimi 6-mujor, me metoda proaktive. Gjatë 2 operacioneve janë vënë në pranga 8 shtetas, pjesëtarë të 2 grupeve kriminale.

-Gjatë operacionit të koduar “Foremost”, u arrestuan 4 shtetas që vepronin si grup kriminal, për shpërndarjen e drogave të forta, në zonën e Sukthit.

-Goni Muça (alias Gentjan Lici, Gentjan Muça, Gentjan Ferra)

-Tani Muça,- A. V.,  dhe -Amonali Halili

-Gjatë operacionit të koduar “Last deal”, u arrestuan 4 shtetas që vepronin si grup kriminal, për shpërndarjen e drogave të forta, në qytetin e Durrësit.

-Ergi Curri, -Kristel Balla, -Gentian Konesha dhe -Stivens Bulku”, njofton policia.

Ora 10:22
Shpërndanin kokainë në Durrës, dalin pamjet e arrestimit nga policia! Efektivët shtrijnë në tokë anëtarët e grupeve kriminale

Dalin pamjet e operacionit të policisë që vuri në pranga 8 persona në Durrës ku shpërndanin lëndë narkotike. Në video duket momenti kur efektivët futen brenda një lokali dhe shtrijnë në tokë anëtarët e grupeve kriminale.

Njoftimi i policisë

Finalizohen 2 operacione policore antidrogë, të koduara “Foremost” dhe “Last deal”, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës dhe Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Operacionet, rezultat i një hetimi 6-mujor, me metoda proaktive. Gjatë 2 operacioneve janë vënë në pranga 8 shtetas, pjesëtarë të 2 grupeve kriminale.

-Gjatë operacionit të koduar “Foremost”, u arrestuan 4 shtetas që vepronin si grup kriminal, për shpërndarjen e drogave të forta, në zonën e Sukthit. -Gjatë operacionit të koduar “Last deal”, u arrestuan 4 shtetas që vepronin si grup kriminal, për shpërndarjen e drogave të forta, në qytetin e Durrësit. Sekuestrohen një pako me kokainë, dhjetëra doza kokaine, peshore elektronike, shuma parash të përfituara nga shitja e drogës dhe 2 automjete (2 prej tyre luksoze).

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtraisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për  Seksionin e Narkotikëve në DVP Durrës dhe Forca e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi 6-mujor me metoda speciale, finalizuan me sukses 2 operacione policore antidrogë, të koduara “Last Deal” dhe “Foremost”, si rezultat i të cilëve u goditën 2 grupe kriminale që ushtronin veprimtarinë e shpërndarjes së dorgave të forta, në zonën e Sukthit dhe në qytetin e Durrësit.

-Në kuadër të operacionit policor të koduar “Last Deal” u arrestuan shtetasit: Goni Muça (alias Gentjan Lici, Gentjan Muça, Gentjan Ferra), 48 vjeç, i dënuar më parë; -Tani Muça,43 vjeç, banues në Sukth, i dënuar më parë; - A. V., 17 vjeç dhe Amonali Halili, 24 vjeç, të katërt banues në Sukth. -Në kuadër të operacionit “Foremost” u arrestuan shtetasit: -Ergi Curri, 25 vjeç, Gentian Konesha, 23 vjeç dhe Kristel Balla, 24 vjeçe, të tre banues në Durrës, si dhe Stivens Bulku, 24 vjeç, banues në Shijak.

Nga hetimet me metoda proaktive ka rezultuar se  shtetasi G. M. kishte rolin e furnitorit me lëndë narkotike kokainë, për këta shtetas, të cilët, pasi e blinin atë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e shpërndanin në zonën e Sukthit dhe të Durrësit, si dhe në lokalet e natës, në qytetin e Durrësit. Gjithashtu, këta shtetas, për ndarjen e lëndës narkotike, kishin përshtatur ambiente të posaçme në lokalet e tyre, konkretisht në lokalin e shtetasit G. M., në zonën e Sukthit, dhe në lokalin e shtetastit E. C., në një lagje në Durrës. Si rezultat i këtyre operacioneve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

- 1 pako me kokainë, me peshë 130 gramë; - 40 doza me lëndë narkotike të llojit kokainë; - 3 automjete, 2 prej tyre luksoze; - 96 mijë lekë të rinj dhe disa shuma në euro, franga dhe paund; -3 peshore elektronike që shërbenin për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla, 1 dorezë hekuri dhe 14 aparate celulare.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Stela: 08/04/2023 18:11

    Te henen i keni gjith te lir duke shitur pra drog,ky esht shteti yn

    Përgjigju
  • Babuli Tanguli: 08/04/2023 14:20

    O 313 hajde provoje njëher ktu në Gjermani se çfar të bën policia me u mar me atë ilaçin e bardh. Eshumta 2 muaj e ke jetgjatsin në muajn e tret i bën nja 7 - 8 vjet burg e se shkel Gjermanin më kurr sa të jesh gjall. Mos fol si kopetent. Hajd provoje e do ta shikosh sa të vlen lëkura. Kta jan më keq se Enver Hoxha ske shanc të rish pa pun e me ble një automjet të ri të thon ku i gjete lekët na jep spjegime e vërtetime ku i more lekët. Prandaj flit normal mos trego pralla. Un që të shkruaj kam lind ktu në Gjermani e jam 32 vjeç ktu ske shanc je i vdekur po u more me atë pun. Falemnderit për mirkuptimin.

    Përgjigju
  • 313: 08/04/2023 13:10

    Kte luft nuk po e fiton dot as amerika as gjermania as franca as edhe anglia. Kjo luft fitohet me sensibilizim qe ne fillore. Mos te merren shkollat me komunitetin LGBT

    Përgjigju
  • Erik: 08/04/2023 10:44

    Bravo Policia, skena te tilla po i shohim cdo here e me shpesh edhe neper lagjet e Tiranes dhe kjo tregon qe eshte marre seriozisht beteja kunder kesaj kategorie krimi.

    Përgjigju
    • Agjenti: 08/04/2023 17:30

      Pirdh pirdh. Nuk luftohet gjarpri nga bishti por nga koka. I mbushen burgjet plot per 1 ose 2 qese hashash ose mall.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?