Foto Ilustruese

Kosova & Rajoni

Shpërndanin drogë në Greqi, 4 të arrestuar, mes tyre dy shqiptarë

22 Dhjetor 2024, 11:14| Përditesimi: 22 Dhjetor 2024, 11:19

  • Share

Greqi-Një grup kriminal, i cili shpërndante drogë në Ahaia të Greqisë, është shkatërruar nga anti-droga e Patras.

Policia ka arrestuar 4 persona (2 grekë dhe 2 shqiptarë).

Për më shumë se 4 muaj raportohet se efektivët kanë gjurmuar dhe kanë vëzhguar lëvizjet e tyre.

Në banesat e 4 trafikantëve u sekuestruan një sasi prej 700 gramë kokainë, si dhe marijuanë.

Grupi kriminal duket se ka tregtuar drogë në të paktën 100 raste.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?