Hetimet për shkatërrimin e grupit kriminal në Tiranë, u vunë në pranga 3 persona, mes tyre efektivi i RENEA-s dhe u lanë në hetim në gjendje të lirë 2 të tjera. Hetimet për to zgjatën disa muaj dhe pamjet nga kontrolli i banesat tregojnë për trafikun dhe arrestimin e autorëve.
Në datën 20.08.2021 rreth orës 19:30 në zonën e quajtur “Ish-Parku i autobusave”, në territorin e Njësisë Bashkiake nr. 7 të qytetit të Tiranës, u konkludua dhe u bë ndërhyrja për ekzekutimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:
-Real Luli, 27 vjeç, me detyrë punonjës policie në repartin special “RENEA”;
- Jurgen Luli, 30 vjeç;
- Gevi Spahia, 27 vjeç, i dënuar më parë për tentativë vrasje.
Gjithashtu po ndiqen në gjendje të lirë dy shtetasit:
- Gertjan Harapi, 26 vjeç;
- Ergi Sala, 26 vjeç, arrestuar më parë për veprën penale ‘’Prodhim dhe shitje e narkotikeve’’.
Ndalimi dhe arrestimi i tyre vjen si rezultat i dokumentimit me prova ligjore të veprimtarisë së tyre të kundraligjshme që ata kryenin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Nga kontrolli i realizuar në ambiente dhe banesat që dispononin u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale sende dhe objekte të kundraligjshme si më poshtë:
- 434 gr kokainë;
- 576 gr kanabis, e ambalazhuar;
- 100.6 gr lëndë narkotike e llojit “Ekstazy” e ambalazhuar;
- 18.2 gr fara të dyshuara për kultivimin e bimëve narkotike;
- 7 peshore dhe materiale që shërbenin për ndarjen dhe paketimin e lëndës narkotike;
- Vlera monetare 11,890 euro;
- 3 armë zjarri të llojit pistoletë të markave BRUNI e GLOCK;
- Një krehër metalik brenda së cilës ndodheshin 20 fishekë Mod 56;
- 219 fishekë luftarakë të llojeve të ndryshme;
- 1 automjet tip Benz;
- 7 aparate celularë;
- Një pajisje me mbishkrimin “GRANADE FLASH-BANG BRZ-M93 P1 TM-1403”, së bashku me mekanizmin e saj metalik tip mashe;
- 2 motoçikleta (pa targa).
Vazhdon puna investigative dhe procedurale në lidhje me dokumentimin dhe implikimin e mundshëm edhe për subjekte të tjera të përfshirë në këtë veprimtari.
Lajmi kryesor:
Shpërndanin kokainë e kanabis tek ish-Parku, Yzberisht e Kombinat, SHÇBA publikon pamjet e operacionit, kontrolle me qen nëpër banesa! Efektivi i RENEA-s 'koka' e grupit
//ReportTv.al