Arrestimi i një prej të rinjve

Kronikë

Shpërndanin drogë në zona të ndryshme të Durrësit, 2 të rinj në pranga

14 Mars, 12:17| Përditesimi: 14 Mars, 12:20

  • Share

Durrës- Dy të rinj në qytetin e Durrësit janë vendosur në pranga pasi shpërndanin lëndë narkotike në ambiente dhe zona të ndryshme të këtij qyteti.

“Gjatë operacionit, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit Daljon Barçi, 23 vjeç, dhe Haxhi Qyra, 25 vjeç, të dy banues në Hamallaj, Durrës”, informoi sot policia.

Blutë informojnë gjithashtu se gjatë kontrollit në makinën e tyre gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike të dyshuara kokainë.

Ndërsa në banesën e 23-vjeçarit u sekuestruan 80 doza të dyshuar kokainë gati për shitje.

Operacioni u kodua "Point Blank".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.   

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?