Kronikë

Shpërndanin heroinë në Fier, në pranga 43-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori i tij! U sekuestrohen mbi 13 mijë euro dhe 400 dollarë

25 Shkurt 2023, 09:59| Përditesimi: 25 Shkurt 2023, 15:22

  • Share

FIER- Dy pako me heroinë, mbi 13 mijë euro dhe 400 dollarë ka qenë sasia e sekuestruar nga policia e Fierit pas kapjes së 43-vjeçarit Arben Muka. Muka së bashku me Elvir Kananaj, i shpallur në kërkim për shpërndarje heroinë në Fier.

Gjatë kontrollit të policisë në Fier, gjatë kontrollit fizik të Muko gjetën 81 doza me heroinë, ndërsa në banesën e Elvir Kananaj gjetën dhe sekuestruan 13 750 euro dhe 400 dollarë, të përfituara nga ky aktivitet kriminal.

Punohet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre personave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.  

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?