Droga e sekuestruar

Shpërndanin kanabis në Tiranë, policia vë në pranga katër persona (FOTO)

14 Shtator 2022, 12:28| Përditesimi: 14 Shtator 2022, 13:45

  • Share

Janë goditur tre raste në Tiranë për shpërndarje të lëndëve narkotike. Nga ky operacion janë sekuestruar rreth 700 gr lëndë narkotike cannabis sativa, lëndë narkotike kanabis e ndarë në doza, gati për shitje, sasi lënde narkotike heroinë, 2 peshore elektronike, 2 përforcues grushti, 2 aparate celulare dhe qese farmaceutike për ndarjen e lëndës narkotike në doza.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, pas informacioneve të marra në rrugë operative, se dy persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike cannabis sativa, menjëherë kanë organizuar punën me qëllim kapjen e Devis Kovaci dhe Dashamir Kovaci

Në vijim të po këtij operacionit policor të koduar “Supplier 3” u arrestuan edhe Ilir Vata dhe H.P., , 48 vjeçarit Vata, banues në Tiranë, iu gjet dhe iu sekuestrua sasi lënde e narkotike heroinë, e ndarë në doza, gati për shitje.

 H. P., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike canabis sativa.  

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të tyre

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?