Perugia- Dy arrestime në Peruxhia për trafik dhe shitje droge janë kryer nga Karabinierët e stacionit Farneto di Colombella.
Të dy të ndaluarit janë shqiptarë, ndërsa u sekuestrua një sasi kokaine. Aksioni u zhvillua përgjatë rrugës ‘Eugubina’, pranë një lokali të zonës. Karabinierët ndaluan një 35-vjeçar që drejtonte një makinë. Pas kontrollit personal dhe të automjetit, u gjetën nëntë pako të vulosura, që përmbanin kokainë, me një peshë totale prej 8.7 gramësh.
35-vjeçari kishte gjithashtu 475 euro në para të gatshme, të ardhura nga trafiku i drogës. Disa orë më vonë, përgjatë rrugës ‘Tiberina Nord’, në daljen Ospedalicchio Sud, u ndalua një tjetër makinë e drejtuar nga një 19-vjeçar, edhe ky shqiptar.
Edhe në këtë rast, kontrolli personal dhe i automjetit çoi në zbulimin e pesë pakove me kokainë, me një peshë totale prej 7.5 gramësh, informoi media e vendit fqinj. I riu kishte me vete 375 euro në para të gatshme. Arrestimet u vërtetuan nga gjyqtari i Gjykatës së Peruxhias.
Komente
