Foto ilustruese

Kronikë

Shpërndanin kokainë në zona të ndryshme të Tiranë, arrestohen dy të rinjtë

29 Maj 2021, 10:50| Përditesimi: 29 Maj 2021, 10:51

  • Share

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë, të akuzuar për shpërndarje droge. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se në pranga kanë rënë një 29-vjeçar me inicialet R.D. dhe një 30-vjeçar me inicialet Rr.M..

29 vjeçari u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi dozash me kokainë. Po ashtu u sekuestruan 2 aparate celular, dhe 87 qese farmaceutike që përdoreshin për paketimin e lëndës narkotike.

30 vjeçari ra në prangat e Policisë pasi gjatë kontrollit në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte dhe në banesën e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi kokaine dhe një peshore elektronike që përdorej për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?