Lënda narkotike e sekuestruar

Shpërndanin lëndë narkotike ekstazi në zona të ndryshme të Tiranës, 3 të rinj në pranga! Në kërkim bashkëpunëtori

22 Janar 2023, 10:39| Përditesimi: 22 Janar 2023, 13:50

  • Share

TIRANË - Tre të rinj kanë rënë në prangat e policisë pasi shpërndanin lëndë narkotike ekstazi në zona të ndryshme të kryeqytetit. Ata janë identifikuar si Kejvin Vasej, 23 vjeç, Grigor Gjinarari, 25 vjeç dhe E. M., 17 vjeç, të tre banues në Tiranë.  Në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tyre i identifikuar me inicialet A. B. 

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se të rinjtë, mes tyre një 17 vjeçar. në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndën narkotike ekstazi, e shpërndanin atë në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në afërsi të Bllokut, Unazës së Re dhe Ish-stacionit të Trenit. Shpërndarja bëhej nëpër lokale kryesisht në mënyrë të fshehtë dhe në zona rreth e qark tyre.

Hetuesit i kanë mbajtur në vëzhgim për disa kohë sa janë siguruar provat edhe me pamje filmike dhe kanë ndërhyrë. Ende po punohet për të mësuar nga kush e merrnin lëndën narkotike ndërsa të rinjve u janë përgjuar edhe telefonat. 

Në cilësinë e provës materiale u srkuestruan 1007 tableta ekstazi, dy automjete, dy aparate celulare si dhe dy peshore elektronike. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?