GREQI-Një grup i shpërndarësve të drogës në Greqi është shkatërruar teksa Policia ka arrestuar 8 prej tyre më datë 3 nëntor . Në total grupi përbëhej nga 14 anëtarë deri tani, teksa 6 janë ende në kërkim.
Dy prej të arrestuarve rezultojnë të jenë me origjinë shqiptare Armand Feim Merkaj, 31-vjeç dhe Adrian Sokol Bushgjokaj, 30-vjeç, ndërsa të arrestuarit e tjerë janë me origjinë nga Gana dhe Nigeria.
Po ashtu Policia greke ka sekuestruar nën cilësinë e provave materiale 12 mijë euro, 264 gram marijuanë, 4 gram heroinë, 15 celularë dhe një makinë.