Kronikë

Shpërndante drogë në doza në Kamëz dhe Valias, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë! I dënuar më parë për heqje lirie

6 Qershor, 11:03| Përditesimi: 6 Qershor, 11:16

  • Share

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi shiste drogëra të forta. Policia thotë se i riu u vu në pranga pas informacioneve që kishte marrë se një person shpërndante kokainë në Kamëz dhe Valias.

25 vjeçari rezulton i dënuar më parë pèr heqje të paligjshme lirie. Blutë sekuestruan qese plastike me kokainë e ndarë në doza gati për shitje, 2 armë të ftohtë, 1 peshore elektronike si dhe një shumë parash e përfituar nga veprimtaria kriminale.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të banesës shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale qese plastike me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, 2 armë të ftohtë(thikë dhe shkop metalik si të policisë, 1 peshore elektronike si dhe një shumë parash e përfituar nga veprimtaria kriminale.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?