Shpërndante drogë në lagjet e kryeqytetit, 26-vjeçari arrestohet pak pasi shiti kanabis te dy të rinj! Nën hetim edhe blerësit

24 Shtator, 11:10| Përditesimi: 24 Shtator, 11:16

  • Share

Tiranë- U shiti drogë dy të rinjve, arrestohet në flagrancë 26-vjeçari në kryeqytet, teksa nën hetim janë edhe blerësit e mallit.

Operacioni është zhvilluar nga Komisariati nr. 1 në Tiranë dhe u konfirmua sot (24 Shtator), i koduar "Trisha" dhe që kishte objektiv goditjen e rrjetit të shpërndarësve.

Sekuestrohen doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje, kurse ndërhyrja u bë në rrugën "Petro Nini Luarasi".

“Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi H. H., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "prodhimi dhe shitja e narkotikëve", njoftoi policia.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë e Tiranës për procedim në gjendje të lirë edhe për  të dyshuarit E. M., 24 vjeç, dhe A. Sh., 20 vjeç, të dy banues në kryeqytet.

“Gjatë kontrollit fizik u janë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe që ia kanë blerë shtetasit H. H.”, sqaroi policia detajet e aksionit.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik, edhe 26-vjeçarit iu gjetën sasi droge kanabis, gati për shitje, por pa e saktësuar peshën e saj.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?