Dozat e heroinës dhe aparatet celularë që përdorte 32-vjeçari gjatë veprimtarisë kriminale

Shpërndante heroinë në disa zona të Tiranës, arrestohet 32-vjeçari

10 Shkurt 2021, 09:36| Përditesimi: 10 Shkurt 2021, 09:40

  • Share

Policia e Tiranës arrestoi në flagrancë personin me inicialet A.R, 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij u gjetën 185 doza të lëndës narkotike heroinë dhe një sasi të lëndëve narkotike metadon.

Policia e Tiranës sipas informacioneve të marra në mënyrë operative ka bërë të mundur finalizimin e operacionit të koduar “Devijim”, duke arrestuar A.R pasi posedonte lëndën narkotike dhe e shpërndante atë në doza, në zonën e Selitës, Tiranës së Re dhe në disa zona të tjera të Tiranës.

Kontrolli fizik dhe i banesës së 32-vjeçarit është bërë në rrugën “Sulejman Delvina“, në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 185 doza me lëndë narkotike heroinë, një sasi me lëndë narkotike metadon, 2 aparate celular dhe 1 peshore elektronike.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i plot i Policisë:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes të drogave të forta në doza të vogla.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Devijimi", i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve.

Sekuestrohen 185 doza me lëndë narkotike heroinë, një sasi lëndë narkotike metadon, dy aparate celular dhe një peshore elektronike.

Vihet në pranga 32-vjeçari që posedonte lëndën narkotike dhe e shpërndante atë në doza, në zonën e Selitës, Tiranës së Re dhe në disa zona të tjera të Tiranës.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme në qytetin e Tiranës, është organizuar puna për goditjen dhe dokumentimin ligjor të kësaj veprimtarisë kriminale.

Gjatë operacionit policor të koduar “Devijimi”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në rrugën “Sulejman Delvina“, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së këtij shtetasi, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 185 doza me lëndë narkotike heroinë, një sasi me lëndë narkotike metadon, 2 aparate celular dhe 1 peshore elektronike.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?