Kronikë

Shpërndante heroine në Fier, arrestohet 35-vjeçari (VIDEO)

11 Mars 2023, 10:33| Përditesimi: 11 Mars 2023, 10:41

  • Share

Eriseld Ngresi është arrestuar nga policie e Fierit pasi është kapur duke shpërndarë heroine në disa lagjje në Fier.

Si rezultat, u finalizua operacioni policor i koduar "Liquid", gjatë të cilit, shërbimet e Policisë vunë në pranga shtetasin E. N.,

Gjatë kontrollit fizik, 35-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza, një sasi metadoni i lëngshëm dhe disa medikamete mjekësore(diazepam), të cilat i shiste në vendin e quajtur "Azotiku”, dhe në lagjen "Kryengritja", Fier.

35 vjeçari banues në Fier u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

M.Q./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?