Foto ilustruese

Kronikë

Shpërndante heroinë në qytetin e Francës, arrestohet i riu shqiptar! Kishte mbledhur mbi 16 mijë euro në 9 ditë nga shitja e drogës

15 Janar 2023, 17:15| Përditesimi: 15 Janar 2023, 17:28

  • Share

FRANCË- Një i ri shqiptar është arrestuar në Francë pasi ishte i përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike në qytetin francez Annecy.

21-vjeçari ishte nën vëzhgim nga autoritetet dhe u pikas teksa hyri në makinën e një klienti për  t’i shitur heroinë. Policët gjetën një çantë të cilën ai e kishte hedhur nga dritarja e makinës, brenda së cilës kishe 8 pako me heroinë që ishin bërë gat për shitje.  

Kur i riu u kontrollua, në xhepin e xhaketës iu gjet një copë letër që vepronte si kartë llogarie, disa rreshta transaksionesh të trafikut të drogës, me data, të cilat, të mbledhura së bashku, tregojnë një shumë totale prej 16,350 eurosh të mbledhur në harkun e nëntë ditëve. 21-vjeçari është arrestuar tashmë dhe është lënë në paraburgim.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?