KORÇË - Njw 22-vjeçar i identifikuar si Jorgaq Dolani wshtw arrestuar pasi shpërndante lëndë narkotike, mbante armë zjarri dhe municion luftarak.
I riu u kap dhe u arrestua pasi iu gjetën 1 armë zjarri automatik, 2 krehra me fishekë, 3 thika dhe një sasi kanabisi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Operacioni "Hidden gun" u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në DVP Korçë.
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.