Kanabisi i sekuestruar

Kronikë

Shpërndante kanabis në zona të ndryshme të qytetit, arrestohet 29 vjeçari në Shkodër

24 Nëntor 2023, 09:45| Përditesimi: 24 Nëntor 2023, 09:49

  • Share

Një 29 vjeçar që shiste doza kanabisi në zona të ndryshme të Shkodrës, është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit “Tempulli”.

Në pranga ka rënë F.M i cili lëvizte me makinë në zona të ndryshme të Shkodrës për shpërndarjen e lëndës narkotike. Gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur disa doza kanabisi në qese farmaceutike gati për t’u shitur.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe celularin e 29-vjeçarit.

B.V/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?