Paratë e sekuestruara

Kronikë

Shpërndante kokainë, arrestohet trafikanti në Tiranë, i sekuestrohen 2.2 mln lekë dhe 1430 euro

9 Shkurt 2022, 13:41| Përditesimi: 9 Shkurt 2022, 13:42

  • Share

Një 31 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi u kap duke shpërndarë drogë me doza të vogla.

Klevis Rapollari, 31-vjeç banues në Tiranë u arrestua në rrugën "Sulejman Delvina", pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza gati për shitje, tre aparate celulare, 2.223.000 lekë të rinj dhe 1430 euro që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?