Kronikë

Shpërndante kokainë dhe heroinë me biçikletë në Tiranë, arrestohet 36- vjeçari

6 Maj 2019, 20:18| Përditesimi: 6 Maj 2019, 20:37

  • Share

TIRANË-Një 36-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e sotme pasi shpërndante në doza të vogla heroinë e kokainë në kryeqytet.

Në pranga ka rënë F.M, 36 vjeç, lindur në Tiranë, i  dënuar më parë. Mësohet se 36-vjeçari shpërndante lëndë narkotike të llojit heroinë dhe kokainë në zonat e Yzberishtit, Selitës, Astirit dhe Kombinatit, me porosi nëpërmjet telefonit. Arrestimi i tij është bërë në afërsi të rrugës “Tre Dëshmorët”, ku për të mos "rënë në sy" të policisë, i riu përdorte biçikletë për të shpërndarë drogën.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 34 doza heroinë dhe 3 doza kokainë, si dhe telefonin që përdorte për të siguruar klientelën. Mbi 36-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve

narkotike".

B.K./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?