Përmet - Dhionis Proko ka rënë në prangat e policisë pasi merrej me shpërndarjen e kokainës në doza në Përmet.
Në pranga kanë rënë edhe Fatmir Jonuzi dhe Anest Meshini, konsumatorë të lëndës narkotike.
Operacioni për kapjen e tyre u zhvillua një natë më parë në vendin e quajtur Parku me Pisha.
Gjatë këtij aksioni blutë sekuestruan 15 doza kokainë he 1 peshore elektronike.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një rast të shitjes së drogave të forta, në doza, në Përmet, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe me shërbimet e Sektorit Operacional, finalizuan operacionin “Done deal”.
Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi Dh. P., 33 vjeç, si dhe u proceduan penalisht shtetasit A. M., 27 vjeç dhe F. J., 34 vjeç, të tre banues në Përmet.
Nga kontrollet, në banesën e të arrestuarit u gjetën doza Kokaine dhe 1 peshore elektronike, ndërsa në automjetin me të cilin lëviznin 2 të proceduarit, u gjet një sasi e vogël Kokaine, e dyshuar e blerë nga 33-vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Komente
