Tiranë- Një 35-vjeçar është vendosur në pranga nga policia në rrugën “Sami Frashëri” pasi shpërndante kokainë në zona të ndryshme të Tiranës.
I riu është identifikuar si Erdi Shima.
Ndërkohë nën hetim është një 28-vjeçar për moskallëzim krimi.
"Në vijim të punës për goditjet e njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet se një shtetas posedonte dhe merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë në kuadër të një procedimi proaktiv, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë zhvilloi operacionin antidrogë të koduar “Next”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Erdi Shima, 35 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe u procedua penalisht shtetasi D. M., 28 vjeç.
Në bazë të informaciove të grumbulluara, falë veprimeve të shpejta dhe operacionale është bërë ndalimi i automjetit me drejtues Erdi Shima dhe pasagjer D. M, në rrugën “Sami Frashëri”, informoi sot policia.
Gjatë kontrollit të kryer blutë sekuestruan 480 gram lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1 automjet dhe 2 aparate celular.
Operacioni u kodua 'Next'.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)