Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në një qendër azilantësh në Durrës.
Sipas policisë është arrestuar në flagrancë shtetasi iranian M. J., 41 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, pasi dyshohet se ka siguruar 76 tableta lënde të dyshuar narkotike ekstazi, me qëllim shpërndarjen e tyre, në një qendër për të huajt, në Durrës.
Në vijim, për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. H., 21 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase pasi ka fshehur tabletat e lëndës së dyshuar narkotike ekstazi, në një qese me produkte ushqimore, ka tentuar t’i dërgojë ato, në qendër.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të shtetasve M. J. dhe E. H.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.