Shpërndarja e fondeve vjetore për partitë politike, Celibashi: Procesi që do kryhet pas datës 31 mars! Afati i fundit për dorëzimin e raporteve financiare vjetore

22 Shkurt 2023, 11:17| Përditesimi: 22 Shkurt 2023, 12:00

  • Share

Shpërndarja e fondeve vjetore për partitë politike do të bëhet pas datës 31 mars. Këtë e bëri me dije kreu i KQZ Ilirjan Celibashi duke thënë se do të presin dorëzimin e raporteve financiare vjetore për të vijuar më pas me shpërndarjet e fondeve.

Sipas Celibashit do të shikohet kush parti sjell raportet, pasi sipas ligjit nëse nuk dorëzohen raportet financiare, partitë nuk përfitojnë fonde për vitin pasardhës.

“Projektvendimin për shpërndarjen e fondeve do ta shtyjmë pas datës 31 mars pasi do të presim meqë është afati i fundit për dorëzimin e raporteve”, tha Celibashi.

Ndër të tjera, Ilirjan Celibashi i kërkon kryetarëve të bashkisë që të përgatiten për zgjedhjet vendore pasi duket sikur ka shumë kohë deri më 14 maj, por është e nevojshme që të bëhet vlerësimi i situatës.

“Kryetarët e bashkisë kanë detyrimin për të njoftuar zgjedhësit mbi vendndodhjen e qendrave të votimit për secilin prej tyre. Kemi marrë disa raporte por janë shumë pak. Me këtë rast, ta risjellim sërish në vëmendje të tyre këtë detyrim nga Kodi Zgjedhor. Vlen thirrja edhe nga zgjedhësit për të kontrolluar emrin e tyre në listën e zgjedhësve. Ta risjellim edhe njëherë në vëmendje të kryetarëve të bashkisë këtë detyrim të tyre. Të bëhet edhe vlerësim paraprak të ambienteve ku do të vendosen qendrat e votimit. Edhe pse duket sikur ka shumë kohë deri më 14 maj, kemi të nevojshme të dimë se si është situata”, tha Celibashi.

Në bazë të projekt-vendimit të KQZ, janë në total 11 parti që përfitojnë nga fondi vjetor prej 345.6 milionë lekësh, mes të cilave edhe “Nisma Thurje” e vetmja forcë politike që në zgjedhjet e 25 prillit 2021 nuk siguroi dot një mandat deputeti.

Fondet vjetore nuk do të jenë të vetmet që do të përfitojnë palët politike. Viti zgjedhor i jep atyre mundësinë të përfitojnë para edhe për fushatën elektorale për bashkitë, përfshirë edhe PD, të cilën bojkoti i zgjedhjeve të 2019 nuk do ta penalizojë për paratë.

Komento

Komente

  • Loni: 22/02/2023 12:49

    Kane 30 vjet qe rrjepin popullit keta horrat dhe ne 2023 duhet tu japim akoma 400 milion ero jeni ne terezi ju ooooooooo popull idiot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?