Shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët për festa/ Rradhë në Elbasan, qytetarët s'repektojnë masat anti-COVID

23 Dhjetor 2020, 12:00| Përditesimi: 23 Dhjetor 2020, 12:10

  • Share

Shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët prej 5 000 lekësh me rastin e festave të fundvitit, ka nisur prej datës 21 dhjetor dhe ende vijon.

Në postën shqiptare numër 5 Elbasan vazhdon të shpërndahet shpërblili për pensionistët, ndërkohë që nuk respektohet distanca.

Siç shihet dhe nga pamjet, në rradhë janë pjesa më e madhe e pensionistëve të cilët janë të ngjeshur pas njëri tjetrit per të marr shperblimin e dhënë nga qeveria për festat e fundvitit.

Nga ky bonus, Hado ka thënë më herët në studion e Report Tv, se do të përfitojnë 677 mije qytetarë dhe është akorduar një fond prej 34 milion dollarësh. Hodo bëri thirrje që ato që nuk kanë nevojë për bonusin tani, ta tërheqin atë në një periudhë të mëvonshme për të shmangur grumbullimet në  kohë COVID-i. 

Në përditesim...

1608721810_ELBASAN.jpg

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?