102 familje në zonën e Bubqit të Bashkisë Krujë do të futen sot në shtëpitë e tyre të reja të rindërtuara pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019. Ndarja e banesave të reja do të bëhet me short publik, ku familjet do përzgjedhin në mënyrë transparente banesën e tyre sipas ndarjeve të caktuara për frymë 1+1, 2+1 dhe 3+1, të cilat janë apartamente dhe banesa individuale.Në njësinë Administrative Bubq shorti u hodh pranë Palestrës së Shkollës "Selman Daci".
Pas Bubqit, procesi i hedhjes së shortit për ndarjen e banesave do të vijojë me Fushë Krujën dhe Thumanë.
102 familjet që marrin sot banesat e reja ndahen si në skenën më poshtë:
Apartamente :
1+1 4 familje, pallate
2+1 5 familje, pallate
3+1 4 familje, pallate
Banesat individuale :
1+1 14 familje
2+1 36 familje
3+1 39 familje
Nga sot banesat e rindërtuara fillojnë dhe kalojnë në pronësi të familjeve që i humbës ato nga tërmeti i nëntorit 2019. Shorti do të vijojë me njësinë Administrative Fushë Krujë me datë 11.11.2021, duke filluar nga ora 09:00, pranë Pallatit të Kulturës. Ndërsa në njësinë Administrative Thumanë me datë 12.11.2021, duke filluar nga ora 09:00, në ambientet e Shkollës "Ramazan Jangozi".