Foto nga seriali Squid Game

Bota

Shpërndau tek shokët e tij kopje të “Squid Game”, studenti dënohet me ekzekutim, do vritet si personazhet në serial

24 Nëntor 2021, 20:34| Përditesimi: 24 Nëntor 2021, 20:39

  • Share

Një student i cili besohet se ka sjellë kopje digjitale të serialit 'Squid Game' nga Kina në Korenë e Veirut do të ekzekutohet.

Mediat britanike shkruajnë se studenti, kishte regjistruar serialin e famshëm në një USB, të cilin më pas e shiste tek të tjerë. Por pasi ua shiti kopjet disa njerëzve, duke përfshirë edhe kolegë studentë, ai u kap nga shërbimet e mbikëqyrjes së vendit.

Mësohet se ai do të ekzekutohet me pushkatim, një nga metodat me të cilën vriten edhe personazhet në serial. Besohet se arrestimi tij u krye gjatë javës së kaluar, në provincën veriore Hamgyong të vendit, e cila kufizohet me Kinën.

Radio Free Asia raportoi se një student tjetër që bleu një kopje të serialit është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa gjashtë të tjerë që ndoqën shfaqjen janë dënuar me pesë vjet punë të rëndë.

Koreja e Veriut ka një ndalim të rreptë për lejimin e materialeve nga Perëndimi dhe Koreja e Jugut në vend dhe zyrtarët tani po kryejnë kontrolle në shkollën e studentëve për të gjetur edhe materiale të tjera nga mediat e huaja.

Disa mësues thuhet se janë pushuar nga puna ose mund të dëbohen për të punuar në miniera të largëta si ndëshkim.

“E gjitha filloi javën e kaluar kur një nxënës i shkollës së mesme bleu fshehurazi një USB flash drive që përmbante dramën koreano-jugore Squid Game dhe e pa atë me një nga miqtë e tij më të mirë në klasë”, tha një burim i zbatimit të ligjit.

Burimi tha se dyshja diskutuan për serialin me miqtë që u interesuan dhe blenë kopje prej tij.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?