Shpërthen depozita e ujit në shkollën 'Vëllezërit Haradinaj' në Durrës, anulohet mësimi! Ishte rindërtuar në vitin 2020

3 Tetor 2022, 13:00| Përditesimi: 3 Tetor 2022, 13:26

  • Share

Në Shkollën 9 vjeçare ‘Vëllezërit Haradinaj' në Rrashbull të Durrësit, e cila është rindërtuar në vitin 2020, ditën e sotme është anuluar mësimi.

Shkak është bërë një defekt në depozitën e ujit të shkollës e cila ka rrjedhur dhe ka lënë gjurmë në disa mjedise.

Drejtoria e Arsimit, në këto kushte ka urdhëruar anulimin e mësimit si masë mbrojtëse për jetën e nxënësve dhe mësuesve sepse i druhej ndonjë mase elektrike.

Specialistët që e kanë kontrolluar situatën kanë konstatuar që nuk ka probleme me rrjetin e energjisë elektrike. Ndërkohë hidrualikët po punojnë për riparimin e defektit të depos së ujit.

Nesër pritet të rinisë mësimi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?