Donald Trump Jr dhe Joe Biden

Bota

Shpërthejnë kritikat ndaj djalit të Trump, pas postimeve të tij për sëmundjen e Joe Biden

19 Maj, 14:49| Përditesimi: 19 Maj, 14:54

  • Share

Ish-presidenti amerikan, Joe Biden, është diagnostikuar me një formë “agresive” të kancerit të prostatës.

Lajmin e njoftoi të dielën zyra e ish-presidentit amerikan. Ndërkohë që nga publikimi i lajmit, kanë qenë të shumta reagimet në mbështetje të demokratit 82-vjeçar.

Edhe rivali i tij politik, Donald Trump, presidenti aktual i SHBA-së, i uroi shërim sa më të shpejtë.

Reagime kanë ardhur edhe nga familjarët e Trump, konkretisht djali i tij, Donald Trump Jr. Ky i fundit, menjëherë pas njoftimit se ish-presidenti ka një formë agresive të kancerit të prostatës që është përhapur në kockë, ripostoi një mesazh në "X", ku thuhej:

“Duke lënë mënjanë politikën, i urojmë shërim të shpejtë”.

Këtë ripostim e shoqëroi me fjalët "Jam dakord 100%".

Ndërkohë, reagimi i tij mbi këtë lajm nuk ka përfunduar me kaq. Pak orë më vonë, Trump Jr. ka ndarë sërish një postim në "X", ku ironizon ish-zonjën e parë, Jill Biden, e cila ka një diplomë doktorature në arsim, ndërsa ai nënkupton se sëmundja e Biden mund të jetë “një konspiracion”.

Pas këtyre postimeve, kanë qenë të shumta reagimet kundër djalit të presidentit Trump dhe kritikat ndaj tij, raportojnë mediat. 

"Donald Trump Jr. sapo u tall me diagnozën e kancerit të Presidentit Biden. Këtu jemi në pikën e fundit në politikën amerikane. Trump Jr. është një mashtrues i mjerë dhe i dënueshëm, i cili nuk do ta njihte mirësjelljen edhe nëse do ta godiste në fytyrë. Turp të ketë."

"I humba të dy prindërit e mi nga kanceri. Kjo është e neveritshme dhe një fyerje për çdo pacient dhe familje që merret me këtë sëmundje. Rritu, dreqin", thuhet në disa nga komentet në rrjet.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni nga qeveria Rama 4 pas zgjedhjeve të 11 majit?