Qytetarë gjermanë protestë pas sulmit terrorist në tregun e Krishtlindjeve

Bota

Sulmi në Gjermani, ekstremistët kërkojnë dëbimin e refugjatëve

22 Dhjetor 2024, 13:28| Përditesimi: 22 Dhjetor 2024, 14:49

  • Share

Pas sulmit terrorist me 5 të vdekur dhe rreth 200 të plagosur, në Gjermani kanë shpërthyer protestat për dëbimin e refugjatëve nga e djathta ekstreme.

Protestuesit kërkojnë dëbime masive të emigrantëve pasi mjeku saudit kreu sulmin terrorist me makinë në një treg të hapur Krishtlindjes, më 20 dhjetor.

Taleb al-Abdulmohsen, 50 vjeç, përplasi makinën e tij në një treg të mbushur plot në qytetin Magdeburg të premten mbrëma, duke vrarë katër gra të moshës 45 deri në 75 vjeç dhe nëntë vjeçarin André Gleißner, si dhe duke plagosur mbi 200 njerëz, shkruan Daily Mail.

Rreth 700 demonstrues të ekstremit të djathtë u mblodhën në Magdeburg mbrëmjen e së shtunës, teksa mbanin në duar pankartat që shkruajnë “Remigrimi Tani”. Po ashtu nuk munguan përleshjet me policinë.

“Kushdo që nuk e do Gjermaninë duhet të largohet nga Gjermania”, “Emigracioni vret” dhe “Ne duhet të marrim përsëri qytetet tona, fshatrat dhe atdheun tonë’, janë këto disa nga shkrimet në pankarat që ata mbanin në duar. Madje disa prej protestuesve u përleshën me policinë.

Shumë komentues pas ngjarjes tragjike shpërthyen në rrjete sociale duke u shprehur se al-Abdulmohsen ishte një terrorist islamik, por ministri i brendshëm gjerman më vonë e identifikoi të dyshuarin si islamofob.

Xh.K/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 22/12/2024 21:44

    Populli gjerman i lindjes, jan vari rakun. Dalin ca te papune qe hane wüst gjithe diten e vetem alkol u njeh truni, dhe protestojne per te huajt. Vari rakun gjermano lindore. Te huajve tu rruni toçin se po mbajne gjermanin ne kembe, pa te ish per ju zdromsa, gjermania duhet te kishte mbetur me mire e ndara. Atehere ta shikonit rakun e rusit te shpia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?