Tre persona kanë pësuar djegie të rënda trupore pas shpërthimit të një bombule gazi brenda banesës së tyre në Maliq të Korçës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15 në fshatin Vashtëmi në banesën e shtetasit R.K 59 vjeç. Shkak për shpërthimin e bombolës është bërë pakujdesia. Për pasojë është plagosur kryefamiljari i shtëpisë, 59 vjeçari R.K, djali i tij T.K, 34 vjeç dhe familjari i tyre, A.M, 40 vjeç.
Të tre të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Korcës dhe prej aty janë nisur me urgjencë drejt Tiranës ku po marrin trajtimin e duhur mjekësor. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të plota të shpërthimit.
Tre personat që u plagosën nga shpërthimi i bombolës së gazit brenda banesës në pronësi të 59 vjeçarit Refat Konica, janë dërguar me urgjencë në Tiranë, ku do të tajtohen nga specialistë pasi raportohet se kanë pësuar djegie të rënda.